Wed, Apr 2, 2025

Axhenda e Superiores për javën e radhës, spikat derbi i kryeqytetit

  • PublishedMarch 31, 2025

Axhenda e Superiores për javën e radhës, spikat derbi i kryeqytetit

Superiorja premton spektakël në javën e 33-të. Gara mbetet e hapur, si për Final Four dhe për mbijetesë. Do të ketë duel direkt për mbijetesë dhe po ashtu rikthehet derbi Tirana-Partizani.

Gjithçka do të nisë me Laçi-Skënderbeu dhe Bylis-Vllaznia. Të dyja këto ndeshje do të luhen më 6 prill, ora 15:00.

Më pas është Dinamo që pret Teutën, ndërsa ndeshja nis në orën 18:00. Java do të mbyllet ditën e hënë, më 7 prill. Egnatia do të presë Elbasanin në orën 17:00.

Më pas e gjithë vëmendja do të jetë te derbi i kryeqytetit. Tirana dhe Partizani do të zbresin në orën 20:00, pikërisht në stadiumin “Arena Kombëtare”.

JAVA E 33-TË E SUPERIORE

6 prill

Laçi-Skënderbeu, ora 15:00

Bylis-Vllaznia, ora 15:00

Dinamo-Teuta, ora 18:00

7 prill

Egnatia-Elbasani, ora 17:00

Tirana-Partizani, ora 20:00


AlbaniaWeb.net