Wed, Apr 2, 2025

Berisha premton: Do krijohen 4 zona të lira ekonomike në qarqet e mëdha të vendit! Nuk do investojnë kompanitë me konto offshore

  • PublishedMarch 31, 2025

Berisha premton: Do krijohen 4 zona të lira ekonomike në qarqet e mëdha të vendit! Nuk do investojnë kompanitë me konto offshore

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se forca e tij politike do të krijojë 4 zona të lira ekonomike në qarqet e mëdha të vendit.

Ai deklaroi se në këto zona të lira ekonomike nuk do mund të investojnë kompani me konto offshore.

“Do krijohen 4 zona të lira ekonomike në qarqet e mëdha të vendit me standardet më të mira, në të cilat nuk do mund të investojnë kompanitë me konto offshore. Pastaj do të vërshonin miliarda para të vjedhura nga ministrat dhe qeveritarët. Do ktheheshin këtu në zona industriale”, tha ai.