Wed, Apr 2, 2025

Champions ndez Serie A, 7 ekipe në garë për 2 vende, Milanit i duhet një mrekulli

  • PublishedMarch 31, 2025

Champions ndez Serie A, 7 ekipe në garë për 2 vende, Milanit i duhet një mrekulli

Në Serie A, gara për titull tashmë është kokë më kokë ndërmjet Inter dhe Napolit, mes këtyre dy ekipeve duket e pamundur që të futet një i tretë. I ndryshëm është diskutimi kur bëhet fjalë për një vend në Champions League sezonin e ardhshëm. Tetë javë përpara fundit janë të paktën 7 ekipe që luftojnë për dy vende.

Deri përpara javës së 30-të, Atalanta dukej e sigurt në këtë zonë, por humbja e fundit 1-0 përballë Fiorentinës trazon jo pak ambientin në Bergamo. Pavarësisht kësaj disfate ekipi i Gjimshitit qëndron në vendin e tretë në kuotën e 58 pikëve, por Bologna tashmë është vetëm dy pikë larg.

Jo vetëm Bologna, edhe Juve është aty. Suksesi 1-0 përballë Genoa-s e mban “Zonjën e Vjetër” në garë për një vend në Champions. Me 55 pikë, Juve renditet në vendin e 5-të, por vetëm 1 pikë larg Bologna-s.

Besojnë ende se mund të shpëtojnë këtë sezon edhe ekipe si Roma, Fiorentina e Lazio. Për Milan tashmë duhet më shumë se një mrekulli për të kapur një vend në Champions, pasi ndodhen në vendin e 9-të në kuotën e 47 pikëve dhe kanë përpara 5 skuadra.

Për “djallin” shpëtimi i vetëm është Kupa e Italisë, por të mërkurën përballen me Inter në derbi, në kuadër të sfidës së parë në fazën gjysmëfinale.

()


AlbaniaWeb.net