Wed, Apr 2, 2025

E rëndë/ Burri plagos me thikë bashkëshorten, gruaja transportohet me urgjencë në spital

  • PublishedMarch 31, 2025

E rëndë/ Burri plagos me thikë bashkëshorten, gruaja transportohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Sarandës, teksa raportohet se një grua është plagosur me thikë nga bashkëshorti i saj.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.4 të qytetit bregdetar, ndërsa gruaja, e identifikuar si Miranda Budini është qëlluar me thikë në bark.

Ajo është transportuar drejt spitalit të Sarandës ku mësohet se po merr ndihmën e parë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq, policia po vijon kërkimet për kapjen e autorit.