Wed, Apr 2, 2025

FOTO/ Aksident zinxhir në autostradë, përplasen 7 makina, raportohet për tre persona të plagosur

  • PublishedMarch 31, 2025

FOTO/ Aksident zinxhir në autostradë, përplasen 7 makina, raportohet për tre persona të plagosur

Një aksident zinxhir ka ndodhur ditën e sotme (31 mars) në autostradën Lushnje-Vlorë, pranë vendit të quajtur Kthesa e Pojanit.

Në aksident janë përfshirë 7 automjete, njëra prej të cilave taksi.

Për pasojë tre persona raportohet se kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar për në Spitalin Rajonal të Fierit.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë shpejtësia në rrugë dhe lagështira, për shkak të reshjeve të dendura të shiut.

Policia dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

aksident (1)aksident (3)