Wed, Apr 2, 2025

FOTO/ Kavaja bashkon “të pabashkueshmit”, Spiropalin dhe kryebashkiakun demokrat Qosja, nuk mungojnë as Presidenti Begaj dhe Talat Xhaferi

  • PublishedMarch 31, 2025

FOTO/ Kavaja bashkon “të pabashkueshmit”, Spiropalin dhe kryebashkiakun demokrat Qosja, nuk mungojnë as Presidenti Begaj dhe Talat Xhaferi

Sot në Kavajë, në ceremoninë e 26-vjetorit të rënies dhe përurimit të shtatores së dëshmorit të kombit, djaloshit kavajas, Indrit Cara, u pa, përveç të tjerash, edhe një spektakël politik.

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali, njëkohësisht drejtuese politike e socialistëve për qarkun Tiranë, u prit me nderime nga Kryebashkiaku demokrat Fisnik Qosja.

I pranishëm ishte edhe Presidenti Bajram Begaj. Dhe nuk mungonte as ish Kryeparlamentari shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, pjesëmarrës i rregullt në veprimtaritë me natyrë kombëtare në Shqipëri.

Katërshja morën pjesë bashkarisht jo vetëm në nderimin e dëshmorit Indrit Cara, por edhe në veprimtari të tjera  rutinë, siç ishte vizita në Muzeun Etnografik të qytetit.