Wed, Apr 2, 2025

Goli i parë në MLS, Uzuni: Kam punuar shumë, pres të tjerë

  • PublishedMarch 31, 2025

Goli i parë në MLS, Uzuni: Kam punuar shumë, pres të tjerë

Myrto Uzuni gjeti golin e parë me fanellën e Fc Austin në MLS. Pas takimit ndaj St. Luis Cityt, Uzuni u shpreh se ky gol erdhi si fryt i punës.

“Jam shumë i lumtur. Unë punoj gjithnjë shumë. Jap çdo gjë në fushë, kështu që mendoj se e meritoj këtë gol.

Në ndeshjet e kaluara nuk kam pasur fat, kam goditur dy herë shtyllën. Kam punuar fort për këtë moment dhe shpresoj që gola të tjerë do të vijnë”, ka thënë Uzuni.

Për Uzuni foli edhe trajneri i Austin, Nico Estevez.

“Atij i duhet më shumë kohë me ne. Ai nuk ishte me ne. Duhet të jemi të durueshëm me të gjithë dhe të kuptojmë se si luan dhe që ai të kuptojë të tjerët se si luajnë”- tha Estevez.

(J.S/)

 


AlbaniaWeb.net