Humbje të mëdha në momentin më delikat të Superiores, portieri titullar dhe golashënuesi mbyllin sezonin
Elbasani mposhti Tiranën me rezultatin 2-1 në “Elbasan Arena”. Verdheblutë fituan 3 pikë të arta në garën për Final Four.
Trajneri Gvozdenoviç festoi me skuadrën e tij këtë fitore të madhe, ndërsa para ndeshjes u konfirmua një lajm i keq për skuadrën. Portieri Abalora ka thyer këmbën dhe kështu do të jetë jashtë për pjesën e mbetur.
Jo vetëm kaq, pasi kujtojmë se edhe Musta ka një frakturë në gisht, që nuk e lejon të luajë. Mbrojtësi 33-vjeçari ishte kthyer në golashënuesin e skuadrës me 7 golat e shënuar.
Objektivi i Elbasanit mbetet zona e Final Four në katër javët e mbetura. Partizani qëndron vetëm 4 pikë para dhe ndeshja e fundit e kampionatit do të jetë mes dy skuadrave.