“I kam përjetuar të dyja anët e medaljes”, Pedri flet për kritikat
Pedri po kalon sezonin e tij më të mirë te Barça. Mesfushori i katalanasve, ka dhënë një intervistë mjaft interesante, ku ka folur për kritikat që ka marrë në të kaluarën.
“I kam përjetuar të gjitha situatat. Fillimisht të gjithë thonin fjalë të mira, më pas erdhën kritikat dhe tani u kthyen lavdërimet.
Tashmë i kam përjetuar të dyja anët e medaljes. Për mua thoshin se jam prej xhami, se jam dëmtuar shpeshherë”- tha Pedri. 22-vjeçari ka luajtur 28 ndeshje në këtë sezon.