Ka pasur lidhje me të! Ish e dashura e David Beckham: Gjithçka është e vërtetë
Rebecca Laws është rikthyer me deklarata të reja në lidhje me lidhjen e saj me David Beckham, duke pretenduar se ka pasur një lidhje me futbollistin e famshëm më shumë se 20 vjet më parë. Në një intervistë për emisionin “60 Minutes Australia”, ish-asistentja personale e David Beckham pohon se ajo ka insistuar në të vërtetën gjatë gjithë këtyre viteve, pavarësisht mohimeve të tij.
Laws, e cila ka punuar si asistente e futbollistit në vitin 2003, kishte pohuar në një intervistë me News of the World në prill 2004 se ajo kishte një lidhje katërmujore me të, gjatë kohës që ai ishte i martuar me Victoria Beckham. Megjithatë, ai vetë i kishte hedhur poshtë akuzat, duke i quajtur “qesharake” në një deklaratë për “Guardian” dy dekada më parë.
Ajo pretendon se lidhja e tyre filloi në vitin 2003, kur Victoria Beckham ishte jashtë Spanjës. Siç ka deklaruar, futbollisti e ka ftuar në një hotel dhe ajo “u dorëzua”. Por dy javë më vonë, në një festë për ditëlindjen e Cristiano Ronaldos, ajo dyshohet se e pa atë të largohej me një model tjetër, gjë që, siç thotë ajo, e tronditi. Pavarësisht mohimeve të çiftit, ajo ende i qëndron fjalëve të saj.
“Këmbëngul në të vërtetën”. “Ishte shumë e guximshme nga ana ime që u përballa me ta”, tha ajo duke iu referuar ish-futbollistit dhe gruas së tij, Victoria Beckham. Siç theksoi ajo, në krah kishte vetëm të vërtetën, ndërsa çifti i famshëm kishte “avokatët më të mirë dhe PR-në më të fuqishëm”. “Kurrë nuk e ekzagjerova, nuk kam gënjyer për asgjë”, theksoi ajo, e më pas shtoi: “Kam përballë çiftin më të fuqishëm në media që ka të gjitha paratë në botë për PR-në më të mirë, avokatët më të mirë. Dhe e vetmja gjë që kisha në krah ishte e vërteta.
Sot, në moshën 47-vjeçare, ajo po përpiqet të lërë pas skandalin, pa u kujdesur se kush do ta besojë. Rebecca Los tani jeton larg vëmendjes dhe është e martuar. Ajo ka dy fëmijë me Christjar Skaiaa dhe punon si mësuese joga dhe asistente mjekësore.