Wed, Apr 2, 2025

Lazio grumbullon Hysajn, gati për ndeshjen ndaj Torinos

  • PublishedMarch 31, 2025

Lazio grumbullon Hysajn, gati për ndeshjen ndaj Torinos

Mbrojtësi i kombëtares, Elsedi Hysaj është grumbulluar nga Lazio. Teksa po kalon një sezon të vështirë në kryeqytet, mes dëmtimeve dhe lënieve jashtë skuadrës, këtë herë tekniku i lacialëve, Baroni, e ka ftuar për takimin e të hënës në shtëpi ndaj Torinos.

Në takimin e fundit, të hunbur 5-0 ndaj Bolognas, futbollisti ishte në pankinë. Elseid Hysaj nuk luan, prej një periudhe gati 2-mujore.

31-vjeçari në kampionat është aktivizuar në 6 ndeshje dhe ka dhuruar 2 asiste. Ai po luan sezonin e katërt te Lazio.

(J.S/)


AlbaniaWeb.net