Wed, Apr 2, 2025

“Mund të përmirësohem ende”, Rashford “shigjeta” drejt United: Tani po shkon gjithçka mirë

  • PublishedMarch 31, 2025

“Mund të përmirësohem ende”, Rashford “shigjeta” drejt United: Tani po shkon gjithçka mirë

Marcus Rashford realizoi dy gola në kupë, në fitoren 0-3 ndaj Preston. Sulmuesi anglez, në intervistën pas ndeshjes foli për formën që po kalon te skuadra nga Birminghami.

Rashford nuk heziton që të “shigjetojë” ish-ekipin e tij, Manchester United, ku shprehet se tani te Aston Villa po shkon gjithçka mirë.

“Më duket se jam bërë gjithnjë e më i formë dhe po luaj më mirë që kur jam këtu. Natyrisht është bukur për një sulmues të shënojë gola gjithmonë, prandaj shpresoj që të vazhdoj kështu

Po përparoj hap pas hapi. Mendoj se mund ta përmirësoj ende formën time, kam munguar në shumë ndeshje para se t’i bashkohesha kësaj skuadre. Pra, në këtë moment trupi im ndihet mirë, nuk kam lëndime dhe thjesht po e shijoj futbollin tim. Pra, tani për tani gjithçka po shkon mirë”.


AlbaniaWeb.net