Tue, Apr 1, 2025

Ndahet nga jeta aktori i njohur

  • PublishedMarch 31, 2025

Ndahet nga jeta aktori i njohur

Aktori i njohur amerikan Richard Chamberlain ka ndërruar jetë në moshën 90-vjeçare si pasojë e një goditjeje në tru, raporton Variety.

I lindur më 31 mars 1934 në Beverly Hills, Chamberlain u bë i famshëm në vitet 1960 me rolin e tij në serialin mjekësor “Dr. Kildare”, që e shndërroi atë në një yll ndërkombëtar. Përveç aktrimit, ai ishte edhe këngëtar, duke publikuar disa albume dhe këngë, përfshirë hitin “Three Stars Will Shine Tonight”.

Pas suksesit të tij në televizion, ai iu përkushtua teatrit dhe filmit, duke lënë një gjurmë të rëndësishme në botën e artit.