Realizoi një gol për Egnatian, Guindo: Jemi si familje
Sulmuesi Guindo realizoi një gol për Egnatian, në fitoren 0-2 ndaj Bylisit.
“Ishte një ndeshje shumë e vështirë dhe duhej të shënoja, kjo është detyra ime. Për fat të mirë sot hapa llogarinë e golave.
Nuk kam pse të bëj krahasime më Bakajoko, ai po bën punën e tij. Nuk është e lehte, Bakajoko është një lojtar i mirë. Mendoj se ai do të shënojë gola dhe unë gjithashtu. Jemi si familje, nuk ka rëndësi kush shënon.
Të dy bashkë? Varet nga sistemi e taktika, disa herë e përdorim në stërvitje, në disa ndeshje mund të luajmë bashkë, pse jo, është e mundur.
Nuk ka rëndësi, ky është futbolli. Fizikisht nuk kam qenë 100%, falë trajnerit që ka qenë i durueshëm që të jem me avash, që të kthehem 100% është me rëndësishme që të ndihmoj ekipin për të arritur atë që duam në të ardhmen.
Ndryshimi nga Laçi? Për mua është thuajse njëlloj se kam disa shokë skuadre këtu, jam si në familje. Por këtu kemi lojë më fluide, jemi më të relaksuar, për mua është më mirë”, tha Guindo