Rezarta Shkurta reagon pas përmendjes së sherrit me Rozana Radin në BBVA
Pas përmendjes së një sherri të Rozana Radit në Big Brother VIP Albania, në rrjet u aludua për një konflikt të saj me këngëtaren Rezarta Shkurta. Kjo e fundit ka reaguar publikisht në Instagram, duke sqaruar situatën.
Rezarta tha se ‘konflikti’ mes tyre ka ndodhur në vitin 2008, gjatë një show televiziv, dhe ishte thjesht një debat i vogël mbi një recetë pastash, pa asnjë rëndësi serioze. Ajo mohoi zërat për një video dhune dhe shtoi se edhe në vitin 2012 kishin një përplasje profesionale, por asgjë dramatike.
Në fund, ajo theksoi se nuk ka qenë kurrë mikesha e Rozanës, por as armike, duke shtuar se e sheh atë si një person më të pjekur në këtë edicion të BBVA.