Wed, Apr 2, 2025

“TakFak”/ “Turp të kesh”… – Pavli Palit nuk i ofrohet shërbimi i ujë në lokalin e tij, përgjegjësi i Ujësjellësit në Korçë i shmanget përgjigjes

  • PublishedMarch 31, 2025

“TakFak”/ “Turp të kesh”… – Pavli Palit nuk i ofrohet shërbimi i ujë në lokalin e tij, përgjegjësi i Ujësjellësit në Korçë i shmanget përgjigjes

“Tak Fak”/ Pavli Pali jeton në fshatin Lajthizë, në Bashkinë Pustec, dhe ka ndërtuar një objekt shërbimi prej gati 20 vitesh, i cili ndodhet në proces legalizimi.

Pas një pritjeje prej dy dekadash, kur fshati u furnizua me ujë falë një projekti të realizuar nga Ujësjellës Kanalizime Korçë, Pavlit nuk iu dha ujë në objektin e tij biznes-lokal.

Arsyeja është se objekti i tij ndodhet 600 metra larg depozitës dhe, sipas UKT-së, mbulimi me tuba është i mundur vetëm deri në 12 metra nga linja kryesore. Kështu, Pavli ka mbetur pa ujë, pavarësisht se fshati tashmë ka akses në këtë shërbim.

Gazetarja nuk e la me kaq. Ajo mori Pavlin dhe Dragicën dhe shkoi në Korçë, ku u përball me Aleksandër Nikollën, përgjegjësin e Ujësjellës Kanalizime Korçë. Nikolla pranoi se Pavli kishte një kontratë, por theksoi se nuk kishte mundësi të ndihmonte, pasi objekti i tij ndodhej shumë larg depozitës.

Gazetarja, e vendosur për të marrë një përgjigje, e pyeti Sandrin nëse do të merrej ndonjë masë për zgjidhjen e situatës së Pavlit. Sandri përpiqej të shmangte bisedën, duke ikur herë në këmbë e herë me makinë. Megjithatë, pasi u largua nga UKT, ai ndaloi me makinë pranë Pavlit dhe Dragicës, që po e prisnin jashtë derës së Ndërmarrjes. Pavli tha se Sandri i kishte thënë: “Turp të kesh që më kërkon llogari.”