Berisha akuzon: Lubi Balluku kishte detyrën të mbikëqyrte punimet e djegësit të Tiranës! Ajo e dinte se 130 mln euro shkonin në kontot e Ramës, por ajo e qepte gojën
Kreu i PD-së Sali Berisha hodhi akuza ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku, duke thënë se ajo kishte detyrën që të mbikëqyrte punimet për inceneratorin e Tiranës.
Në takimin me banorët e degës 9 në Tiranë, Sali Berisha tha se 130 milionë euro kanë shkuar në kontot e Edi Ramës, por ajo e qepte gojën.
Berisha deklaroi se edhe pse jane shpenzuar 130 milionë euro për inceneratorin e Tiranës, “nuk ka as nam dhe as nishan”.
“Djegësi i Tiranës janë dhënë 130 mln euro dhe nuk ekziston asnjë tullë e vendosur. Si u zhdukën ato? Jua them unë. Ajo që unë e quaj me të drejtë Lubi Balluku, se soji i saj nuk ka ekzistuar ndonjëherë në këtë vend, ajo kishte detyrë të mbikëqyrte punimet e atij djegësi. Ju me taksat tuaja në ministrinë e saj paguani tre vetë vetëm për ta mbikëqyrur, por ajo e dinte se ato para shkonte në kontët e Edi Ramës. Ajo e qepte gojën. Sot aty nuk ekziston as nam e as nishan. Ato janë 130 mln euro. Janë 812 mijë pensione mesatare”, tha Sali Berisha.