Divorci me Pique, Shakira: Asgjë nuk ka qenë e lehtë!
Pas shumë vitesh së bashku, Shakira dhe Pique vendosën t’i jepnin fund lidhjes së tyre. Shakira, në një intervistë të dhënë së fundmi ka pranuar se ndarja nga ish-lojtari nuk ka qenë aspak e lehtë.
“Kam mësuar se mund të jesh e lumtur edhe me dhimbje apo një plagë që nuk shërohet. Është si të jesh në një festë me këmbë të lënduara dhe përsëri të kërcesh.
Të gjithë mundohen të ringrihen në mënyrën e tyre. Unë këtë e bëj duke shkruar këngë. Kam hequr një peshë të madhe nga supet”, tha Shakira.