Gvozdenovic trajneri i javës, publikohet edhe formacioni më i mirë
Trajnerët e ekipeve Kombëtare kanë përzgjedhur formacionin më të mirë të javës së 32-të të kampionatit “Abissnet Superiore”.
Në portë është gardiani i Partizanit, Pano Qirko.
Katërshja e mbrojtses përbëhet nga Vasili Zhongo (Teuta), Arbenit Xhemajli (Egnatia), Florjan Pergjoni (Tirana) dhe Klevis Shaqe (Skënderbeu).
Në mesfushë janë: Karim Loukili (AF Elbasani), Kristi Qose (AF Elbasani) dhe Regi Lushkja (Egnatia).
Në majën e sulmit është lojtari që riktheu Partizanin te fitorja, Blessing Eleke, ndërsa krahët përbëhen nga Saliou Guindo (Egnatia) dhe Saleh Nasr (Skënderbeu).
Trajneri më i mirë i javës është tekniku i AF Elbasanit, Ivan Gvozdenovic.
Goli më i bukur i javës është përzgjedhur, realizimi i Regi Lushkjas në fitoren 0-2 të Egnatias në transfertë ndaj Bylisit.
