Wed, Apr 2, 2025

“Jeleku i Rebekës nuk u mbush me ajër”- Mbytja e britanikes në Sarandë, zbardhet dëshmia e të dashurit: I thamë organizatores të zgjidhë problemin, por ja çfarë ndodhi më pas

  • PublishedApril 1, 2025

“Jeleku i Rebekës nuk u mbush me ajër”- Mbytja e britanikes në Sarandë, zbardhet dëshmia e të dashurit: I thamë organizatores të zgjidhë problemin, por ja çfarë ndodhi më pas

Emisioni “Në Shënjestër” ka risjellë edhe njëherë në vëmendje rastin e të resë britanike, Rebecca Gannon e cila vdiq në brigjet shqiptare në një aksident zhytjeje, ngjarje e ndodhur në 2022.

Shtetasi britanik Robert Kerans deklaroi se është i dashuri i shtetases po britanike, Rebeka Gannon. Ai thotë se më datë 18 Shtator 2022, rreth orës 16.00, ata ishin paraqitur dhe kishin aplikuar për t’u zhytur te qendra e zhytjes ‘Spiranca Diving Center’.

Ai tregon më tej se një ditë më pas, më datë 19 Shtator 2022, rreth orës 10.20, ata kanë shkuar dhe kanë plotësuar një formular në gjuhën angleze, ku po i prisnin instruktorët e qendrës së zhytjes, të cilët po përgatisnin pajisjet.

Sipas dëshmisë së dhënë po nga i dashuri Rebeka Gannon, ekspedita përbëhej nga 12 persona.

Midis të cilëve tre ishin instruktorë të qendrës së zhytjes të njohur si ‘Spiranca Diving Center’.

Dhe ajo që komunikonte me ta në gjuhën angleze ishte G. B.

Duke përjashtuar çdo mundësi që me ta dhe pajisjet e tyre të ishte marrë dikush tjetër.

Robert Kerans

Grupi që ishin për t’u zhytur përbëhej nga 12 persona nga të cilët 3 ishin instruktorë që do asistonin në zhytje, si dhe një vajzë që fliste anglisht me ne, e cila pasi u hodhi një sy pajisjeve nuk u kushtoi ndonjë rëndësi të veçantë. Më pas ne u nisëm të pika e zhytjes bashkë me dy instruktorë.

Por sipas të dashurit të saj, para se të niseshin për te pika e caktuar ku do të zhyteshin, Rebeka provoi të vishte jelekun, por veshja nuk u mbush me ajër.

Gjë të cilën ata ia thanë edhe G. B, përkthyeses e cila shërbente si organizatore.

Por kjo e fundit dha garanci të plotë se jeleku i dytë që Rebeka mori në përdorim ishte funksional dhe se gjatë zhytjes nuk do kishte asnjë problem.

Robert Kerans

Rebeka provoi fillimisht jelekun, por pajisja nuk u mbush me ajër.

Për këtë arsye, ne i thamë G. B që kryente rolin e organizatores lidhur mbi problemin dhe ajo na tha që do e rregullonte.

Më pas unë u zhyta në ujë dhe nuk e pashë më Rebekën nëse tubi i ajrit u ndryshua apo jo.

Pas meje erdhi dhe Rebeka dhe shkuam poshtë të zhyteshim, por nga presioni i ajrit ajo filloi të kishte probleme me veshët dhe kështu ajo doli në sipërfaqe duke u shkëputur nga grupi.

Por me të dalë në sipërfaqe, Robert Kerans, pa se diçka e keqe i kishte ndodhur Rebekës.

Por pa e menduar se situata do të ishte aq serioze sa mund të kishte çuar deri në humbjen e jetës të së dashurës së tij.

Në fakt vazhdimi i kësaj historie, do të ishte vetë historia e trishtë e Rebekës.

Robert Kerans

Unë me instruktorin tim u zhytëm përsëri, për të shkuar te grupi. Por gjatë kësaj kohe unë nuk munda ta shikoja Rebekën se ku ishte.

Unë dhe instruktori që më shoqëronte vazhduam zhytjen për gati 25 minuta bashkë me grupin.

Por ndërsa po dilja dalëngadalë në sipërfaqe, aty pashë policinë që kishte mbërritur.

Fatkeqësisht ajo që kishte ndodhur ishte më pak e mendueshmja.

Pasi teksa doli në sipërfaqe, Robert Kerans u përball me policinë që kishte mbërritur në vendin e ngjarjes, ku ata po zhyteshin. Dhe jo për një kontroll rutinor. Por për atë që i kishte ndodhur të dashurës së tij Rebeka.

Ku spektaktore e një shfaqje që nuk do të donte të ishte e pranishme kurrë, ishte edhe një zhytëse spanjolle.

E cila rrëfeu për grupin hetues, të gjithë atë që ndodhi.