Wed, Apr 2, 2025

Laerti përplaset me Gertën – Videoja që po bën xhiron e rrjeteve

  • PublishedApril 1, 2025

Laerti përplaset me Gertën – Videoja që po bën xhiron e rrjeteve

Një moment tensioni mes Laert Vasilit dhe Gerta Gixharit brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4 po bën bujë në rrjetet sociale. Në një video të shpërndarë në platformën X (ish-Twitter), aktori shihet duke i marrë me forcë pjatën gazetares, pavarësisht kundërshtimit të saj.

Gerta dëgjohet duke i thënë Laertit se nuk e ka mbaruar ende ushqimin, por ai insiston ta marrë, me justifikimin se do të lajë enët. Në përpjekje për ta mbajtur pjatën, një pjesë e ushqimit bie në tokë.

Ky veprim ka shkaktuar reagime të ashpra nga ndjekësit e BBVA, të cilët e kanë cilësuar sjelljen e Laertit si agresive dhe të papërshtatshme.