Wed, Apr 2, 2025

Lushkja mbërrin Balajn me golin e fundit, shtatë lojtarë në garë për “Këpucën e Artë”

  • PublishedApril 1, 2025

Lushkja mbërrin Balajn me golin e fundit, shtatë lojtarë në garë për “Këpucën e Artë”

Regi Lushkja i Egnatias tashmë numëron po aq gola sa Bekim Balaj i Vllaznisë. Të dy bashkë janë në kuotën e 14 golave, ndërsa kërkohet fitimi i “Këpucës së Artë”.

Shtatë sulmues të Superiores mund të quhen në garë, ndërsa kanë mbetur katër javë për t’u luajtur. Treshja e Dinamos, Itodo, Zabërgja dhe Bregu po bëjnë mjaft mirë. Respektivisht janë në kuotën e 12, 11 dhe 10 golave.

Po aq gola sa Bregu, 10, ka shënuar Zharmuni i Tiranës dhe Nasr te Skënderbeu. Ky i fundit, luajti në pjesën e parë të sezonit me Teutën.

Screenshot 2025-04-01 170819


AlbaniaWeb.net