Wed, Apr 2, 2025

Ndeshja ndaj Dinamos në Kupë, Brdaric: Duhet që të jemi fokusuar në synimet tona

  • PublishedApril 1, 2025

Ndeshja ndaj Dinamos në Kupë, Brdaric: Duhet që të jemi fokusuar në synimet tona

Tekniku i Vllaznisë, Brdaric, doli në konferencë para ndeshjes ndaj Dinamos në Kupë.

“E nisëm ndeshjen mirë me Teutën, por do të jetë e vështirë pa një sulmues nesër kundër Dinamos. Sot kemi një stërvitje, nuk është se kemi pasur shumë kohë, do të rregullojmë disa defekte dhe shpresojmë që shumica e lojtarëve të jenë të gatshëm për nesër.

“Për ne është një privilegj të ndeshemi me një ekip të madh. Nuk duhet që të shpërqëndrohemi dhe duhet që të jemi fokusuar në synimet tona. Duam të arrijmë finalen”.


AlbaniaWeb.net