“Rroga e politikanit nuk të lejon të zhytesh në luks”-Berisha thumbon socialistët: Një herë u thashë për çantat dhe u tërbuan!
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot një takim me banorët e Durrësit, të cilët janë në pritej të dëmshpërblimit për banesat e tyre që prej periudhë së tërmetit.
Teksa vizitoi banesën e një qytetari, e cila ishte në kushte të këqija, Berisha nuk kurseu komente për socialistët që jetojnë në luks.
Berisha kujtoi debatin për çantat e shtrenjta të socilisteve. Ai tha se rroga e politikanit nuk të lejon që të jetosh në luks.
Berisha: Sot ka një parlament për të cilin qytetari nuk ekziston ju e keni vënë re vetë. Jetojnë në luks. Unë një herë u thashë atyre për çantat, ato u tërbua dhe u zemëruan me mua,. Unë u thashë një të vëretë se nuk është politikani, rroga e politikanit nuk i lejon të zhytet në luks, edhe sikur të ishte një politikan nuk mund të pasionohet pas luksit duke e ditur që qytetarët e tij jetojnë në kushte krejt tjera. E bën parlamentin si sallon mode, e bën si garë.