Wed, Apr 2, 2025

Universiteti “Luarasi”, zgjedhja e parë e studentëve, tre programe të përbashkëta me London School of Economics. Mbyllet me sukses panairi “Work and Study”

  • PublishedApril 1, 2025

Universiteti “Luarasi”, zgjedhja e parë e studentëve, tre programe të përbashkëta me London School of Economics. Mbyllet me sukses panairi “Work and Study”

Universiteti “Luarasi” vijon të jetë zgjedhja kryesore e studentëve. Kjo u provua me interesin e lartë dhe të shtuar në të gjitha ditët e panairit “Work and Study”, i cili nisi në Tiranë, përshkroi çdo qytet të Shqipërisë dhe u mbyll sërish sot në Tiranë.

Vëmendje të veçantë nga maturantët mori stenda e Universitetit “Luarasi”, me një interes të jashtëzakonshëm për të gjithë ata që do të prekin për herë të parë auditorin. Nga Jugu në Veri, stenda e Universitetit “Luarasi” udhëtoi për të prekur nga afër interesin e studentëve, duke u paraqitur atyre ofertën më të mirë dhe cilësinë e garantuar në mësimdhënie.

Stendat e Universitetit “Luarasi” ishin të shoqëruara me studentë, të cilët dhanë prej eksperiencës së tyre, si dhe me pedagogët më të mirë të fushave të ndryshme akademike.

Universiteti “Luarasi” është i orientuar në ofrimin e programeve të përbashkëta dhe ndërkombëtarizimin e programeve të studimit, me hapa konkretë bashkëpunimi me institucione partnere brenda dhe jashtë vendit për ofrimin e tyre.

Në këtë kuadër, Universiteti “Luarasi” ka bërë realitet hapjen e tre programeve të përbashkëta të studimit me Universitetin “London School of Economics”.

Teksa vjen edhe me oferat preferenciale ku vendin e pare e ze fakulteti i drejtësisë. Vazhdon me Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit ku siguria kibernetike mban numrin 1.

Dëshmia e suksesit të Universitetit “Luarasi” është interesi gjithnje e ne rritje i studenteve nga njëri vit në tjetrin. Teksa procesi i regjistrimit tashmë ka nisur, Universiteti “Luarasi” është garancia juaj për një të ardhme të sigurt.