“Lubi Balluku hapi tender për larjen e makinës së saj”-Berisha: Ministrja paguan 10 mijë euro në muaj nga taksat tuaja për pastrimin e veturës!
Kreu i PD-së Sali Berisha, foli sot në takimin me pensionistët, për tenderin që ministrja Belinda Balluku ka hapur për larjen e makinës së saj.
Bëhet fjalë për një tender që kushton 10 mijë euro në muaj për pastrimin e automjetit të Belinda Ballukut.
Lidhur me këtë Berisha tha se nuk ka dëgjuar kurrë në jetë që pastrimi i një makine të shkojë në shifrën e 10 mijë eurove në muaj.
” Druaj se nuk e ka dëgjuar ndonjëherë asnjë njeri. Ministrja që unë e quaj Lubi Balluku, por e ka pak Lubi Balluku, hap tender për pastrimin e përditshëm të veturës së saj.Dhe Ballukja kërkon larje të plotë të automjetit brenda dhe jashtë për 30 minuta. Pastrimi nga brenda bëhet me fshesë dhe kompresor. Larja e automjetit me solucion dhe jo furçë. Orari i kryerjes së shërbimit nga ora 7 deri në 9 çdo ditë të javës. Automjeti do presë në radhë për kryerjen e shërbimit jo më shumë se 30 minuta”, tha kreu i PD-së.
Berisha: Të verbuar nga luksi dhe të shkëputur krejtësisht nga hallet e njerëzve, nga jetesa e tyre, dje, do të më lejoni këtu, mediat publikojnë një fakt që në fakt nuk e kisha dëgjuar kurrë.
Po, druaj se nuk e ka dëgjuar ndonjëherë asnjë njeri. Ministrja që unë e quaj Lubi Balluku, por e ka pak Lubi Balluku, hap tender për pastrimin e përditshëm të veturës së saj. Dhe Ballukja kërkon larje të plotë të automjetit brenda dhe jashtë për 30 minuta. Pastrimi nga brenda bëhet me fshesë dhe kompresor. Larja e automjetit me solucion dhe jo furçë. Orari i kryerjes së shërbimit nga ora 7 deri në 9 çdo ditë të javës. Automjeti do presë në radhë për kryerjen e shërbimit jo më shumë se 30 minuta.
Automjeti Audi A8, dhjetë mijë euro në muaj. E mora në telefon një nga njerëzit shumë të pasur që njoh,dhe i them, a më thua pak, atë veturën tënde ku e pastron ti. E pastron shoferi, më tha, dhe kur bie në baltë, e çoj në një lavash dhe e laj dhe kaq.
Urdhëroni tani, 10 mijë euro në muaj paguhen nga pensionet tuaja, nga taksat, absolutisht nuk kisha dëgjuar kurrë në jetë një gjë të tillë. Ajo që reciton!
Dhe sigurisht që këto 10 mijë euro i ndan. Janë të marrë vesh me një servis që hajde ndajmë paratë. Pra shkojnë gjer në këto pandjeshmëri të mëdha ndaj problemeve të qytetarëve.