Aldo del nga shtëpia e BBV: “Isha me dyshime, por përjetova shumë”
Pas një rrugëtimi të gjatë dhe plot sfida, Aldo është eliminuar përfundimisht nga gara për çmimin e madh të Big Brother Albania VIP 4. Ky ishte eliminimi i tij i dytë; herën e parë u rikthye në shtëpi falë biletës së kthimit. 
Në një intervistë pas eliminimit, Aldo u shpreh: 
“Ka qenë një rrugëtim i paparë. Kam hyrë me disa rezerva dhe ndjehem shumë mirë që kam ecur kaq sa kam arritur. Në këtë format kam njohur sesi jam në raport me ndjenjat e mia për botën jashtë, duke mos pasur akses me to, mall dhe mbi të gjitha kam njohur veten.” 
I pyetur nëse do të ndryshonte ndonjë gjë nga qëndrimi i tij në shtëpi, ai theksoi se nuk do të ulej asnjëherë në divanin blu. 
Aldo gjithashtu shprehu mirënjohjen për lidhjet që krijoi gjatë qëndrimit në shtëpi:
“Ndjehem shumë me fat që kam njohur një shoqe si Danja, Gertën e respektoj shumë, Loredanën…” 
Sa i përket parashikimeve për fituesin e Big Brother Albania VIP 4, Aldo tha se mendon që Gjesti do të fitojë, ndërsa personalisht do të dëshironte që çmimin ta marrë Gerta ose Danja.