Tue, Apr 8, 2025

Bëhen prindër për herë të parë, Venera dhe Lind Islami zbulojnë emrin e djalit! Ja kuptimi i veçantë

  • PublishedApril 6, 2025

Bëhen prindër për herë të parë, Venera dhe Lind Islami zbulojnë emrin e djalit! Ja kuptimi i veçantë

Çifti i njohur i këngëtarëve, Venera dhe Lind Islami janë bërë prindër për herë të parë. Teksa kanë ndarë një foto familjare me djalin e tyre në krahë, dyshja ka bërë të ditur edhe emrin e veçantë të foshnjës.

Ata kanë vendosur ta quajnë vogëlushin Drin, dhe kjo jo pa arsye, por sepse ky emër lidhet me origjinën e Lindit dhe Venerës, Strugën e Pejën, nga ku edhe buron lumi Drin i Bardhë dhe i Zi.

“Familja mbi të gjitha.

Unë buroj në Strugë, e buroj në Pejë. I bëj malet bashkë, skej m’skej! Ju dua,Drin Islami,”– shkruan Venera krahas postimit të publikuar.

Të shumtë kanë qenë peronazhet e njohur dhe jo vetëm të cilët kanë uruar çiftin për ardhjen në jetë të fëmijës së tyre të parë.

Kujtojmë se ishte dhjetor i 2024, kur dyshja njoftuan lajmin e ëmbël, poak ditë më vonë çifti publikoi një këngë dedikuar foshnjës, me t cilën nënkuprtuan se prisnin një djalë.