Berisha akuzon zv.kryeministren: Lubi Balluku lan makinën me 10 mijë euro, as në Guinness nuk do gjeni një rekord të tillë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi zv.kryeministren Belinda Balluku se me paratë e shqiptarëve ha biftek 1 mijë euro.
Nga Elbasani, ku prezantoi kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 11 majit, Berisha po ashtu tha se nuk do të gjeni as në rekordet Guinnes ato që bën Belinda Balluku, e cila lan makinën me 10 mijë euro.
“Me këto para Lubi Balluku dhe Maznik Ndrangheta u ulën në tavolina me 1 mijë euro bifteku. Me këto para, Edi Rama shkon në ndeshje me 28 mijë euro biletën, me këto para, Edi Rama zhytet në luks të vetes dhe familjarëve të tij. Blen Kopshtin e Edenit në oborr, sepse kërkon të shlodhë sytë me pemë ekzotike. Nuk e bën asnjë kryeministër në botë. Më këto para Lubi Balluku lan makinën e vet 10 mijë euro në muaj. As në Gines nuk do gjeni rekord të tillë. Pra këta njerëz prej 12 vitesh si shushunja i shkretojnë, i varfërojnë dhe mjerojnë shqiptarët.
Ja ku është llamarina që solli Rama me ministrat e tij. Jashtë funksionit, nuk ka prodhuar asnjë kilovat, sepse paratë përfunduan në kontot bankare të Ramës, Gjiknurit dhe ministrave të tij. Në Tiranë djegësi 130 mln euro nuk ka asnjë tullë. Këto para janë taksa juaj. Ata që duhet të kontrollonin investimin ata heshtën. Lubi Balluku nuk bëri qoftë edhe një raport të vetëm sepse e dinte që 130 mln euro ndaheshin mes Ramës dhe Veliajt”, tha Berisha.