Tue, Apr 8, 2025

Big Basta reagon ndaj zërave për ndarjen nga Vesa Luma: Jam shumë i dashuruar me…

  • PublishedApril 6, 2025

Big Basta reagon ndaj zërave për ndarjen nga Vesa Luma: Jam shumë i dashuruar me…

Prej pak ditësh, Big Basta është bërë pjesë e edicionit të dytë të Ferma VIP, një nga formatet më të ndjekura të momentit. Por hyrja e tij në spektakël është shoqëruar me shumë zëra dhe spekulime rreth jetës së tij personale, veçanërisht për marrëdhënien me këngëtaren Vesa Luma.

Në media po qarkullojnë raportime për një krizë në martesën e tyre, ndërsa mungesa e çdo reagimi apo postimi nga ana e Vesës dhe fakti që ai, në hyrje, përshëndeti vetëm djalin e tyre – duke mos e përmendur fare emrin e bashkëshortes – kanë ngritur dyshime të mëdha në publik.

Megjithatë, së fundmi, gjatë një bisede me Silvanën, Big Basta vendosi të sqarojë njëherë e mirë ndjenjat dhe qëllimin e tij në spektakël:

“Nuk kam ardhur këtu për të rënë në dashuri, fare çka flet. Unë jam shumë i dashuruar në Vesën. Kemi një fëmijë të vogël.”