Sun, Apr 13, 2025

City, Marmoush: Po përshtatem, ja dallimi me Bundesligën

  • PublishedApril 6, 2025

City, Marmoush: Po përshtatem, ja dallimi me Bundesligën

Pas transferimit të tij në janar të vitit 2025 nga Eintracht Frankfurt te Manchester City për një shifër rekord prej 75 milionë funtesh, me 5 milionë funte të tjera bonuse të mundshme për klubin gjerman, Omar Marmoush, është shprehur i lumtur për faktin se po përshtatet në Manchester.

“Është fantastike të jesh këtu. Është një qytet i bukur dhe klubi është i madh. Anglishtja është gjuha ime e dytë, kështu që e kam më të lehtë këtu. Njerëzit në klub, stafi, ne jemi të gjithë një familje e madhe.

Diferencat me Bundesligën- Dallimi më i madh është intensiteti: këtu është më i lartë se në Gjermani” tha Marmoush.


AlbaniaWeb.net