Mon, Apr 7, 2025

“Çmenduri Inter, zikaltrit stopohen”, mediat italiane nuk kursejnë ekipin e Inzaghit pas barazimit ndaj Parmës

  • PublishedApril 6, 2025

“Çmenduri Inter, zikaltrit stopohen”, mediat italiane nuk kursejnë ekipin e Inzaghit pas barazimit ndaj Parmës

Inter “dhuron” dy pike në garën për titull, teksa nuk shfrytëzon dot avantazhin e dyfishtë në Tardini ndaj Parmës të arritur në pjesën e parë. Parma pati shansin e pare teksa sulmuesi francez Bonny gaboi nga fare pranë me Sommer që shpëton portën zikaltër. Megjithatë tentative e pare e skuadrës së Inaghit dhe Inter do të kalonte në avantazh me Darmian që godet saktë Brenda zonës në minutën e 15. Lautaro pati shans të mire për gjetur golin e dytë por gabon nga fare pranë portës së Suzukit. Gol i dytë që do të vijë vetëm në fund të pjesës së pare, teksa Thuram godet keq, por tentative e tij shndërrohet në një parabol dhe shkon me fat në rrjetë. Zikaltrit menduan se e fituan sfidën dhe në pjesën e dytë thuajse ishin inekzistent në fushë. Kaq i duhej skuadrës së drejtuar nga Christian Chivu që të ndëshkonte zikaltrit me 2 gola, fillimisht me Bernanbe me një goditje të bukur nga jashtë zone dhe 9 minuta më vonë me Ondrejka goditja e të cilit devijohet dhe lë të shtangur Sommer. Përfundimisht në “Tardini” mbyllet në barazim 2-2 me Inter që rrezikon ti afrohet Napoli, nëse këta të fundit fitojnë sfidën e së hënës ndaj Bolognës. “Çmenduri Inter” dhe “Stopon Inter” ishin disa nga titujt kryesorë të të përditshmeve kryesore në Apenine ditën e sotme.

La Gazzeta
 
Corriere
 

Ndërkohë në sfidën e mbrëmjes Milan barazoi 2-2 në San Siro ndaj Fiorentinës. Një ndeshje spektakolare mes dy skuadrave që pretendojnë zonën Champions, porn ë fund 1 pikë që thuajse nuk shërben për asgjë skuadrës së Coincecaos, që e sheh Evropën gjithmonë e më shumë larg. Miqtë e nisën në mënyrë perfekte sfidën, teksa shënuan 2 herë Brenda 10 mintave të para. Fillimisht autogol i Thiaw e 3 minuta më vonë i përhershmi Moise Kean dyfishoi pas një aksioni shumë të bukur të “vjollcëve”. Milan reagoi në mesin e pjesës së pare me sulmuesin anglez Tammy Abraham, duke shkurtuar diferencën e golave. Ndërkohë pjesa e dytë do të ishte edhe më spektakolare. Joviç do të gjente golin e barazimit në minutën e 64, ndërsa në minutat e mbetura të dyja skaudrat paten shanse për të gjetur fitoren, port ë dy portierët si Maignan i kuqezivnje po ashtu edhe David De Gea I miqve thuajse pritën gjithçka që mund të pritej. Përfundimisht në San Siro nuk ka fitues, me Fioren që do të tentojë deri në fund një vend në Champions sezonin e ardhshëm, ndërsa “Djalli” rrezikon të mbesë jashtë kompeticioneve evropiane sezonin e ardhhsëm.


AlbaniaWeb.net