Foto nga paparazzi/ Arilena Ara larg shkëlqimit të ekranit, ‘maskohet’ me syze dhe kapele në rrugët e ish-Bllokut
Në skenë jemi mësuar ta shikojmë gjithnjë plot stil dhe sharm, ku paraqitjet preferon t’i ketë gjithnjë klasike. Nën shkëlqimin e kamerave, këngëtarja është shfaqur gjithnjë e kuruar dhe plot nur, por në të përditshmen, Arilena Ara zgjedh përherë sportiven.
Artistja ka qenë shpesh pjesë e faqeve tona, duke sjellë anën tjetër të sajën. Gjithnjë sportive dhe me syze dielli, duket sikur Arilena ‘maskohet’ në të përditshmen e saj, që sytë e ndjekësve mos ta shohin ndryshimin nga imazhi i saj në ekran.
Paparaci ynë e ka fotografuar në zonën e ish-Bllokut, ku dhe ka qenë nën shoqërinë e një mikeshe. E veshur sportive, me të zeza dhe një xhup rozë, këngëtarja kishte zgjedhur kapele dhe syze dielli, si për t’i shpëtuar syve të kureshtarëve, edhe pse nuk ia ka dalë që t’i shpëtojë objektivit të paparacit tonë. për të gjithë frekuentuesit e Bllokut, kjo, në fakt, është një pamje e shpeshtë e Arilenës, ku veshjet sportive janë përzgjedhja e saj, si dhe kapelet dhe syzet e diellit.
Ndonëse në këto imazhe, kjo nuk është Arilena sharmante që jemi mësuar të shikojmë në ekran, sërish këngëtarja duket në një formë të mirë.