Meloni: Do të mbështesim bizneset që mund të preken nga tarifat e Trump
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni është zotuar të mbrojë bizneset që do të goditen nga tarifat e presidentit amerikan Donald Trump.
Meloni përballet me një sfidë serioze diplomatike balancuese pasi është aleate e Trumpit, ndërkohë që do t’i duhet të mbrojë sektorin e eksporteve të Italisë, i cili do të vuajë nga vendosja e tarifave 20% për mallrat evropiane të importuara në SHBA.
“Sigurisht që nuk jemi dakord me vendimin e SHBA-së, por jemi të gatshëm të zhvillojmë të gjitha mjetet, si në nivel negociatash, por edhe financiarisht – që janë të nevojshme për të mbështetur bizneset dhe sektorët që mund të preken”, tha Meloni në një videomesazh në një konferencë.