Salah drejt lamtumirës, “The Reds” piketojnë zëvendësuesin e egjiptianit
Pas shumë zërave që kanë shoqëruar thuajse gjithë sezonin, lidhur me të ardhmen e sulmuesit egjiptian të Liverpool, Mohamed Salah, duket se më fund çdo gjë po shkon drejt finalizimit. E ardhmja e Mohamed Salah nuk është më Liverpool. Sulmuesi egjiptian në verë do të largohet përfundimisht me parametra zero nga “Anfield”. Liverpool po përgatitet për largimin e egjiptianit dhe ka gjetuar pasuesin e tij.
Fichajes raporton se klubi anglez ka gati 140 mln euro për yllin e Real Madrid, Rodrygo. 24-vjeçari brazilian po shkëlqen në Madrid dhe trajneri Arne Slot e vlerëson shumë për cilësitë e tij në ofensivë.