Wed, Apr 9, 2025

Tri javë nga fundi, ja dy verdiktet që tashmë dihen për Superioren

  • PublishedApril 6, 2025

Tri javë nga fundi, ja dy verdiktet që tashmë dihen për Superioren

Kanë mbetur tri javë nga fundit i Superiores, ndërsa nesër do të luhen dy ndeshje të mbetura për javën e 33-të. Egnatia do të presë Elbasanin dhe Tirana do të luajë me Dinamon.

 

Deri tani janë mësuar dy verdikte për elitën e futbollit shqiptar. Egnatia dhe Dinamo do të luajnë mundësitë e tyre në Final Four, për të fituar titullin kampion.

Të dyja skuadrat po luajnë tashmë për avantazhin e dy vendeve të para. Vetëm Vllaznia mund të konsiderohet skuadra e vetme që i rrezikon. Kuqeblutë kanë 3 pikë më pak se Dinamo dhe 6 më pak se Egnatia.


AlbaniaWeb.net