Wed, Apr 9, 2025

“Vota e diasporës, fitore e ‘Shqipëria Bëhet’”- Adriatik Lapaj takim në Londër: Pas 11 majit, vendi do të jetë republikë e ligjit

  • PublishedApril 6, 2025

“Vota e diasporës, fitore e ‘Shqipëria Bëhet’”- Adriatik Lapaj takim në Londër: Pas 11 majit, vendi do të jetë republikë e ligjit

Bashkëkryetari i koalicionit “Nisma-Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj, zhvilloi një takim me diasporën në Londër ku shpalosi programin qeverisës të këtij koalicioni në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Në fjalën e tij, Lapaj përmendi realizimin e votimit për shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë, si një nga arritjet e kësaj force politike.

Ai tha se qëllimi i koalicionit është kthimi i Shqipërise në një republikë të ligjit. Duke bërë thirrje të mos shesin votën, Lapaj tha se qëllimi i koalicionit është çarja e sistemit që ka bllokuar garën.

“Ne duam ta vëmë theksin te reformimi i sistemit juridik. Ne do të vëmë kushtet tona, hapjen e ligjit zgjedhor, sepse sot sistemi është i mbyllur, në duart e kryetarëve të partive politike”, tha kryetari i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”.