Mon, Apr 7, 2025

Barazim që nuk vlen, derbi i Manchesterit nuk kënaq askënd, City në vend të 5, Guardiola: Marrim këtë pikë dhe vazhdojmë përpara

  • PublishedApril 7, 2025

Barazim që nuk vlen, derbi i Manchesterit nuk kënaq askënd, City në vend të 5, Guardiola: Marrim këtë pikë dhe vazhdojmë përpara

Derbi i Manchesterit i zhvilluar të dielën në “Old Trafford” mes United dhe Cityt i vlefshëm për javën e 31 të Premier League, mbyllet pa gola e pa fitues. Një pike që nuk vlen për asnjërën skuadër, me United që kërkoi një fitore në derbi, për t’i dhënë pak ngjyrim një sezoni tepër zhgënjyes, ndërsa në krahun tjetër barazimi e dërgon Manchester Cityn, në vendin e 5 me 1 pikë më pak se Chelsea ivendit të 4, me “qytetarët” e drejtuar nga Pep Guardiola që janë për momentin jashtë zones Champions.

Sfida ishte emocionuese megjithëse pa gola, pasi rastet nuk munguan. Foden pati shansin më të mire në nisje të pjesës së dytë, por vetëm përballë Onanës, nuk arriti dot të koordinohej si duhet. Në krahun tjetër skuadra e Amorim u përpoq me Uguarten nga distanca si dhe me Zirkzee por tentativat nuk ishin të sakta. Në fund “Djajtë e Kuq” pretenduan një 11 metërsh pas kontaktit në zonë mes Kovaçiç dhe Casemiros, por gjyqtari vijoi lojën. Përfundimisht derbi mbyllet në barazim 0-0.

Amorim tekniku i United theksoi në fund të ndeshjes se është koshient për situatën që po kalon klubi, por në të ardhmen pret të rikthehet sërish në majë: “Nuk jam as naiv as i çmendur. E shoh mire momentin ku jemi aktualisht. Ekziston një diferencë e rëndësishme mes nesh dhe rivalëve këtë sezon.Ne duhet të nxitojmë, për ta rikthyer këtë skuadër sërish në majë. Duhet të përmirësohemi në shumë aspekte të lojës”.

Ndërkohë në krahun tjetër tekniku spanjoll Pep Guardiola e komentoi kështu barazimin pa gola në derbi ndaj United: “Sigurisht që dëshironim fitoren, por Old Trafford është Old Trafford. Që të fitosh këtu duhet të zhvillosh një performancë shumë të mirë. Gjithsesi po shoh përmirësim ndeshje pas ndeshje. Marrim këtë pike e shohim vetëm përpara nga e ardhmja.”


AlbaniaWeb.net