Mon, Apr 7, 2025

Champions, mesfushori i Bayernit sfidon Interin: Nuk ka justifikime, luajmë për ndeshje të tilla

  • PublishedApril 7, 2025

Champions, mesfushori i Bayernit sfidon Interin: Nuk ka justifikime, luajmë për ndeshje të tilla

Bayern do të përballet me Interin në mesjavë, në kuadër të Champions League. Në prag të këtij takimi, mesfushori austriak i bavarezëve, Konrad Laimer tha se nuk ka justifikime, edhe pse ekipi ka mungesa.

“Ne luajmë për ndeshje të tilla, duam të futemi në fushë të vendosur mirë. Ata kanë cilësi të madhe dhe shumë individualite, kemi shumë të lënduar por nuk kërkojmë justifikime.

Duam të prezantojmë veten si një ekip, të gjithë ne. Është e vështirë të ndryshojmë kaq shumë lojtarë”- tha ai.


AlbaniaWeb.net