Tue, Apr 8, 2025

Diana flet për herë të parë për ndarjen nga Arioni: Ishte një marrëveshje mes nesh

  • PublishedApril 7, 2025

Diana flet për herë të parë për ndarjen nga Arioni: Ishte një marrëveshje mes nesh

Pas përfundimit të eksperiencës në Big Brother VIP Kosova, Diana Tahiri është rikthyer në vëmendjen e publikut me një intervistë të sinqertë në emisionin Studio A në ATV. Ajo ndau detaje mbi jetën e saj pas spektaklit, projektet që po përgatit, dhe natyrisht, komentoi për herë të parë mbi ndarjen nga Arioni — një temë që ka qarkulluar gjatë në portale, pa konfirmim zyrtar nga asnjëri prej tyre.

Këtë herë, Diana vendosi të flasë hapur.

“Jo, nuk jemi më bashkë. Unë jam single.” – u shpreh ajo qartë, duke i dhënë fund spekulimeve që kanë qarkulluar për muaj me radhë.

Ajo tregoi se vendimi për të mbajtur lidhjen dhe më pas ndarjen të fshehtë ishte i përbashkët:

“Pas daljes nga Big-u, vendosëm që lidhjen ta kishim sa më private të ishte e mundur. Edhe ndarjen vendosëm ta mbajmë për vete. Janë gjëra që ndodhin.”

Pavarësisht ndarjes, Diana foli me shumë respekt për Arionin:

“Kemi dhënë shumë prej vetes në atë marrëdhënie. Na ka ndjekur një publik i madh si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri. I uroj vetëm të mira dhe sukses në çdo drejtim.”