Gëzimi në familjen Schumacher: Michael u bë gjysh!
Gina Schumacher njoftoi lindjen e fëmijës së saj të parë.
Dhjetorin e kaluar, Gina Schumacher njoftoi publikisht se është shtatzënë dhe tani së bashku me bashkëshortin e saj, Ian Betke, njoftuan lindjen e vogëlushes Millie.
Lajmi i lumtur vjen disa muaj pas dasmës së vajzës së Michael Schumacher, e cila u zhvillua në vilën luksoze të familjes dhe në të cilën thuhet se legjenda gjermane mori pjesë, sipas BILD të Gjermanisë. Gjë që disa, si shoku i “Sumi” Johnny Herbert, e kanë mohuar.
Duke njoftuar lindjen e fëmijës së tyre të parë, Gina dhe Ian shkruan në rrjetet sociale: “Mirë se erdhe në botë, Millie. E lindur më 29 mars, zemrat tona janë më të mbushura se kurrë. Jemi të bekuar që të kemi në jetën tonë.”
Lajmi vjen si një gëzim për familjen Schumacher, si dhe për mbështetësit të Michael dhe gjithë planetit të Formula 1 që vazhdon të lutet për një mrekulli.
Kanë kaluar më shumë se 11 vjet që kur kampioni gjerman shtatë herë i botës, në një rënie të tmerrshme në Alpet zvicerane gjatë skijimit, pësoi lëndime traumatike në tru.