Humbja me Fulham, lojtari i Liverpool: Gjithçka e hapur për titullin, duhet treguar kujdes
Mesfushori i Liverpool-it, Alexis Mac Allister, u shfaq i mërzitur pas humbjes me Fulham. Ai la të kuptohej se skuadra nuk duhet të nënvlerësojë kundërshtarin dhe se çështja e titullit është ende e hapur.
“Mendoj se në pjesën e parë kishim 25 ose 30 minuta ku nuk mundëm të ishim vetvetja. Bëmë shumë gabime që normalisht nuk i bëjmë. Kjo është arsyeja pse e humbëm këtë ndeshje. Ata shënuan tre gola, u ndëshkuam dhe pastaj ishte vërtet e vështirë të ktheheshim në lojë.
Kur arrin në këtë fazë të turneut, çdo gabim që bën të ndëshkon, – ka vazhduar ai. – Jam mjaft i sigurt se kemi ekip me shumë lojtarë të përvojës. Sot nuk ishte një përvojë e mire për ne, por jam i sigurt që do të kthehemi më të fortë.
Në ndeshjen e ardhshme do të tregojmë se çfarë dimë të bëjmë. Fulham ka lojtarë shumë të fortë. Mendoj se ekipi, në aspektin e qëndrimit dhe fizikalitetit, ishte aty ku duhet. Nuk mendoj se ky ishte problemi, por është e qartë që morëm vendimet e gabuara. Kjo është arsyeja pse humbëm këtë ndeshje.
Mendoj se do të ketë shumë njerëz që do të thonë se kjo Premier League ka mbaruar, por në dhomën e zhveshjes ne e dimë që nuk është kështu. Kemi ende shumë ndeshje për t’i luajtur dhe të gjitha janë shumë të vështira në një kampionat si ky. Të gjithë po luftojnë për diçka. Duhet të sigurohemi që të luajmë siç dimë dhe siç duam, të mos i përsërisim më gabimet që bëmë sot”.