Mon, Apr 7, 2025

“Je burrë i martuar!” – Akuza të forta nga Alba ndaj Anduelit në Ferma VIP

  • PublishedApril 7, 2025

“Je burrë i martuar!” – Akuza të forta nga Alba ndaj Anduelit në Ferma VIP

Gjatë mbrëmjes së kaluar në “Ferma VIP”, një debat i ashpër shpërtheu midis Albës dhe Anduelit. Alba akuzoi Anduelin, i cili është i martuar, për sjellje të papërshtatshme, duke pretenduar se ai i hodhi shikime të pahijshme dhe e përqeshi gjatë ushtrimeve fizike. Ajo e konfrontoi duke thënë: “Burrë i martum i thot vetes. Të duket gjë normale të tallesh me femra? Çfarë bëre mbrëmë?

I hedh sytë aty ku nuk të takon.” Andueli mohoi akuzat dhe qëndroi i qetë gjatë debatit. Situata u përshkallëzua kur Alba zgjoi fermerët e tjerë për t’i përfshirë në diskutim. Më vonë, ajo u tërhoq në dhomën e fakirit, ku u përlot, por vazhdoi me akuzat ndaj Anduelit.