Mon, Apr 7, 2025

“Luli & Goni i Lemes” dy herë SOLD OUT pa dalë ende në kinema

  • PublishedApril 7, 2025

“Luli & Goni i Lemes”  dy herë SOLD OUT pa dalë ende në kinema

Për herë të parë në kinematografinë shqiptare, një film arrin të shitet dy herë “sold out” pa u shfaqur ende në ekran të madh. Luli & Goni i Lemes, komedia e shumëpritur, ka shkaktuar një valë entuziazmi tek publiku, duke detyruar rrjetin e kinemave të shtojë orare të reja shfaqjesh për të përmbushur kërkesën e jashtëzakonshme.

Premiera zyrtare do të mbahet më 11 Prill, ora 19:00, në Cineplexx TEG, por për shkak të shitjeve masive paraprake, numri i të ftuarve VIP është i kufizuar, duke i lënë hapësirë atyre që kanë treguar besim dhe dashuri për filmin që në ditët e para të promovimit.

Një komedi road trip me zemër shqiptare

Luli & Goni i Lemës është një komedi që ndjek aventurat e Lemes, një nënë tradicionale që kthehet nga emigracioni në Angli për t’i gjetur një nuse të përshtatshme të birit të saj, Gonit. Në aeroport, ata takojnë Lulin, një personazh naiv dhe i çuditshëm, që e kthen udhëtimin e tyre në një sërë ngjarjesh plot të papritura, të qeshura dhe ndjenja. Por rruga drejt nuses nuk është aq e drejtë sa mendonin — për aq kohë sa në mes është Sara, një v që do të sfidojë gjithçka.

Autorët dhe yjet e filmit

Filmi vjen nga skenaristja dhe producentja Klaudia Brahimaj, autore e disa prej hiteve më të mëdha në kinemanë shqiptare. Regjia është në duart e Bjordi Mezinit, dhe kasti është një kombinim perfekt i energjisë dhe talentit:

-Aurela Gaçe në një rol surprizë dhe karizmatik

-Dejvis Myslymi si Goni, djali mes dy botëve

-Margent Caushi si Luli, burimi i kaosit dhe dashurisë

Dhe një pjesëmarrje e veçantë nga Fjoralba Ponari, Sara një vajzë që do ndryshojë gjithçka

Filmi shoqërohet nga muzikë origjinale dhe këngë hite, përfshirë dhe krijime nga vetë Aurela Gaçe, që i japin një dimension të gjallë dhe emocional historisë.

Luli & Goni i Lemes nuk është thjesht një film — është një ngjarje kulturore që po frymëzon një valë të re të kinemasë shqiptare. Publiku ka folur që përpara shfaqjes: duan më shumë. E kjo është vetëm fillimi.