Tue, Apr 8, 2025

“Nuk do t’i ndalojmë tarifat”- Trump: BE u krijua për të dëmtuar Shtetet e Bashkuara, na kanë mashtruar në tregti dhe kanë qenë të këqij me ne

  • PublishedApril 7, 2025

“Nuk do t’i ndalojmë tarifat”- Trump: BE u krijua për të dëmtuar Shtetet e Bashkuara, na kanë mashtruar në tregti dhe kanë qenë të këqij me ne

Shtetet e Bashkuara nuk do t’i ndalojnë tarifat, ka thënë Donald Trump, i cili gjithashtu konfirmoi se shumë vende kanë negociuar me Uashingtonin.

Presidenti amerikan tha se do të përpiqet të bëjnë “marrëveshje të drejta” me secilën prej tyre.

Gjithashtu Trump thotë se SHBA ka 36 trilion dollarë borxh “për një arsye” dhe administrata e tij do të bisedojë me shumë vende, përfshirë Kinën, për ta rregulluar këtë.

Ai gjithashtu thotë se SHBA-ja “është grabitur nga shumë vende gjatë viteve”.

“Nuk mund ta bëjmë më. Nuk mund të jemi më budallenj,” theksoi ai.

Nga Zyra Ovale, Trump i është përgjigjur një pyetjeje edhe për tarifat që ai vendosi ndaj Bashkimit Evropian.

Blloku “u formua për t’i bërë dëm SHBA-së. Vendet u formuan së bashku për të krijuar pak situatë monopoli, një forcë të unifikuar kundër SHBA-së për tregti. Ata kanë NATO-n dhe kanë përfituar nga ne në aspektin e parave dhe ushtarakisht”.

Ai thotë se BE-ja “po na mashtron në tregti” dhe ata “kanë qenë të këqij me SHBA-në”.

“Ata nuk i marrin makinat tona. Ata nuk i marrin produktet tona bujqësore dhe megjithatë dërgojnë miliona makina në SHBA. Nuk do të jetë kështu. Nuk është e drejtë. Tregtia me BE-në duhet të jetë “e drejtë dhe reciproke”, theksoi Trump.