Sara Gjordeni rikthehet në ekran: Flet për projektin e ri, martesën dhe vajzën
Sara Gjordeni ka ndarë disa momente të veçanta nga jeta e saj personale dhe profesionale në një intervistë për emisionin “Ftesë në 5”, pasditen e sotme.
Ajo konfirmoi se është gati të rikthehet në ekran me një projekt televiziv të veçantë, i cili do të fokusohet në momentin emocionues të zbulimit të gjinisë për gratë shtatzëna. Një format ndryshe, që synon të sjellë ndjeshmëri dhe gëzim në ekran.
Ndërsa foli për jetën në çift, Sara zbuloi se martesa me Bardhin ishte një dëshirë e tij që ajo vendosi ta plotësonte me zemër. Ajo shtoi se të dy janë të hapur dhe tolerantë ndaj besimeve të njëri-tjetrit, duke theksuar se nuk janë ekstremistë.
Në përfundim, ish-banorja e Big Brother VIP foli me emocione për vajzën e saj, Nea, të cilën e përshkroi si “kopjen e saj të vogël”. Sara theksoi se dëshiron t’i ofrojë të bijës gjithçka që ajo vetë nuk e ka pasur mundësi të përjetojë në fëmijëri.