“Të kam xhan!”/ ‘Shkëndija’ dashurie mes Limit dhe Esterit?
Pavarësisht se ka kaluar vetëm një javë nga nisja e Ferma VIP, dinamika mes konkurrentëve po bëhet gjithnjë e më interesante. Një ndër çiftet më të komentuar këtë javë ka qenë ai mes Limi dhe Esterit, për të cilët publiku ka filluar të dyshojë se po lind një ndjenjë.
Gjithçka nisi me deklaratat e Limit, i cili nuk e fshehu pëlqimin e tij për aktoren. Por situata ndryshoi në spektaklin e fundit, kur ai, nga Plevica, u shpreh i zhgënjyer, duke lënë të kuptohet se raporti me Esterin ka marrë një kthesë. Shkak, sipas tij, është afrimiteti i saj me Yllin, që sipas Limi-t, po krijon një ndjenjë xhelozie.
Pjesë nga biseda:
Limi: Ma ka prishur qejfin Ester. Është shumë gocë e mirë. Unë kam rrugën time. Do e shohim si do shkojnë punën. Por, nuk dua të përfshihem më me Ester për këtë çështje. Më ka interesuar Ester dhe mendimi i Ester. Por, ja lëmë kohës.
Ester: Fakti që Limi shprehu një pëlqim, okej ishte e dukshme. Por, unë nuk kam shprehur asnjë pëlqim.
Luana: Kur i thua të kam xhan, çfarë do të thotë?
Ester: E kam xhan si njeri. Jo detyrimisht se më shprehu Limi pëlqimin, duhet ta shprehja në atë moment edhe unë. E kam shumë xhan. Vazhdoj t’a kem xhan.
Limi: Ke 7 ditë dhe se ke gjetur rastin të vish të flasim.
Ester: Në spektakël u shpreh direkt nuk kam më pëlqim për ty, vetëm se unë thashë që nuk kam ende pëlqim për ty.
Limi: Unë në spektakël thashë kam pëlqim për Nur, por ishte shaka.
Ester: Do të përçash dy shoqe?
Limi: Ti rri me Yllin…
Ester: Nuk është nevoja të jesh xheloz. Yllin e kam shok. Nuk dua të merrem më me Limin.