Tue, Apr 8, 2025

VIDEO/ Triumf zemre ndaj Partizanit, Tirana fiton derbin

  • PublishedApril 7, 2025

VIDEO/ Triumf zemre ndaj Partizanit, Tirana fiton derbin

Tirana fiton 3-0 ndaj Partizanit në “Arenën kombëtare”, në një derbi të dominuar plotësisht.

Bardheblutë e nisën ndeshjen në sulm dhe lëshuan sinjale të qarta. Zharmuni përfitoi në maksimum nga një top i kthyer, teksa nga fare pranë realizoi me kokë. Depërtim fantastik i Zharmuni, me këtë të fundit që provoi të fusë një top në qendër, por Ismaili preku topin me dorë, duke shkaktuar 11-metërsh. Nga pika e bardhë nuk fal Zharmuni, me një ekzekutim perfekt.

 


Pjesa e parë përfundoi me dominimin e të besuarve të Shkëmbit, ndërsa shumë pak për të thënë për Partizanin, që nuk po dilte dot në lojën e vet.

Në pjesën e dytë, portieri i të kuqve, Hoxha shkaktoi penallti duke penguar kundërshtarin. Gjakftohtë nga 11-metra, Ernest i siguroi fitoren Tiranës.

Tirana renditet në vendin e tetë me 35 pikë dhe sheh nga mbijetesa. Në krahun tjetër, Në krahun tjetër, ekipi i Gegës vendos në rrezik Final Four, pasi ka vetëm një pikë më shumë se Elbasani.

 

(J.S/ )


AlbaniaWeb.net