Mon, Apr 7, 2025

Video/ Trupi i Ilaria Sulës mbërrin në banesën e saj në Terni! E ëma e 22-vjeçares së vdekur: Vdeksha unë për ty, ku je shpirti i mamit, që nuk ke dritë në sy

  • PublishedApril 7, 2025

Video/ Trupi i Ilaria Sulës mbërrin në banesën e saj në Terni! E ëma e 22-vjeçares së vdekur: Vdeksha unë për ty, ku je shpirti i mamit, që nuk ke dritë në sy

Arkivoli i Ilaria Sulës, studentes 22-vjeçare shqiptare e cila u vra mizorisht me thikë nga ish i dashur i saj, Mark Anthony Samson, ka mbërritur në shtëpinë e saj në Viale dello Stadio, Terni, ku do të kryhet dhe ceremonia mortore.

ilaria sula arkivoli

Portat e godinës ku banon familja janë të mbuluara me tabela, mesazhe dhe lule në kujtim të të resë.

Jashtë banesës është parë edhe nëna e Ilarias së ndjerë, e cila ka thirrur emrin e vajzë së saj dhe më pas është larguar nga të afërmit për shkak të gjendjes së rënduar.

“O Ilaria ime, o vdeksha mami për ty, o Ilaria ime, ku je ti o shpirt i mamit, ku je që nuk ke dritë në sy, ku je mbyllur ti o shpirt i mamit”, dëgjohet tek qante me dënesë nëna e Ilarias.

Kujtojmë se Ilaria u shpall e zhdukur me 25 mars, por rreth një javë më vonë, u zbulua se ajo ishte vrarë nga i ish i dashuri i saj.

I riu me të cilin ajo kishte pasur një lidhje dashurie e kishte goditur tri herë me thikë në qafë dhe më pas e futi në një valixhe dhe e hodhi në humnerë.

sula ilaria sula 22

sula ilaria sula