Thu, Apr 17, 2025

Kaja Kallas: 2030 objektiv që Shqipëria të hyjë në BE në rast se bën detyrat e shtëpisë

  • PublishedApril 8, 2025

Kaja Kallas: 2030 objektiv që Shqipëria të hyjë në BE në rast se bën detyrat e shtëpisë

Shefja për politikë të Jashtme në BE, Kaja Kallas ka deklaruar se 2030 është objektiv që Shqipëria të futet në BE në rast se bën detyrat e shtëpisë.

“2030 a është një objektiv realisht? Po është në rast se në do të ndërmarrim hapat e duhura gjatë rrugës. Shqipëria me reformat e saj që duhet miratuar, por edhe me reformat që duhet të vihen në zbatim.

Sundimi i ligjit është skajshmërish i rëndësishëm, pasi është themel i BE, por edhe themeli i begatisë së një vendi. Në rast se investuesit kanë besim tek sistemi juaj ligjor atëherë ata kanë besim që të investojnë në ekonominë tuaj. Kështu që kjo është edhe në të mirën e Shqipërisë. Është realiste në rast se bëjmë detyrat”, tha Kaja Kallas.

Nga ana e tij kryeministri Edi Rama u shpreh se në 11 maj është i bindur se do të marrin rezultatin që presin me qëllim që të mos humbin kohë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

“Ne kemi një plan të dakordësuar me BE për të mbyllur negociatat në 2027. Në momentin që mbyllen negociatat komisioni i rekomandon vendeve anëtarë anëtarësimin. Më pas cdo vend anëtar ia paraqet parlamentit përkatës dhe më pas miratojnë anëtarësimin. Prandaj ajo që parashohim është një periudhë dy vjeçare ratifikimesh që përfundon në 2030 në tryezën e BE.

Pjesa jonë është që të përmbyllim negociatat deri në 2027. Ne po punojmë cdo ditë për këtë. Ambicia është që brenda vitit është që të hapim të gjithë kapitujt. Kur këto bëhen realitet nuk ka asnjë pengesë përderisa BE ka hapur derën dhe për herë të parë mendoj unë që prej shumë vitesh kur dera u mbyll pas anëtarësimit të fundit të Kroacisë, dera është hapur dhe është konkrete në BE, për interesa të përbashkëta strategjike. Kjo lidhet me punën tonë. Puna jonë nuk duhet të ndërpritet., Pasaporta e BE është rrjedhojë e BE, në momentin e anëtarësimit marrim edhe pasaportën e BE. Në këtë pikë unë mendoj që ne nuk na ndal askush dhe nuk do na ndalë askush. Në 11 maj ne do marrim rezultatin e nevojshëm për të mos humbur asnjë moment. Cdo vonesë mund të sjellin pasojë që nuk lidhen me ne, por me dinamika të tjera”